Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Shisnin 1 kilogram kokainë në muaj, arrestohen tre vëllezërit shqiptarë në Itali (EMRAT-VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c2ba8a34e75853d98da8898291e595a9

Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë italiane me akuzën për prodhim, shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike.  

Mes tyre janë 3 vëllezër shqiptarë, të cilët kishin krijuar një rrjet të gjërë klandestinësh, të aftë për të shitur një kilogram kokainë në muaj.

Bëhet fjalë për Dashmir, 31 vjeç, Muharrem, 36 vjeç dhe Ylli Mema, 48 vjeç dhe një italian, Gabriele Pedemonte, i arrestuar tashmë në janar me tre kilogramë hashash dhe që vuante arrestin e shtëpisë.

Hetimi filloi në gusht të vitit të kaluar dhe gjatë këtyre muajve policët e Savona Mobile kanë kapur 16 kg hashash, mbi një kilogram marihuanë, një kile kokainë dhe mbi 50,000 euro.

Të tre prisnin klientë në shtëpi ose në afërsi të saj, duke shitur drogë pak nga pak dhe shpesh edhe duke i fshehur ato në lodrat e fëmijëve. Nga kontrolli, policia italiane sekuestroi tre hektogramë kokainë dhe 500 euro. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img