Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Shishja e parë e vaksinës Pfizer/BioNTech hyn në MUZE, në 2022 do të prezantohen materialet historike të pandemisë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

aed897d7f8a029a2a9e851dff20dfc25

Kur një infermiere e New York dha vaksinën e parë kundër Covid-19 në Shtetet e Bashkuara në 14 Dhjetor 2020, momenti u konsiderua historik.

Tani, shishja e parë bosh e kësaj vaksine Pfizer / BioNTech është blerë nga muzeu më i rëndësishëm i shkencës amerikane, Muzeu Kombëtar i Historisë Amerikane Smithsonian në Uashington, DC, ku do të shfaqet.

Artikujt e tjerë të lidhur do të shfaqen së bashku me shishkën, të tilla si karta e vaksinimit e infermieres Sandra Lindsay, veshja e saj mjekësore, materialet e nevojshme për të mbajtur vaksinën në një temperaturë shumë të ulët, shiringat etj. Materialet u dhuruan nga Spitali Shëndetësor Northwell ku ajo punon.

Që në prill të vitit 2020, Muzeu Smithsonian ka mbledhur sende që dokumentojnë pandeminë dhe pasojat e saj sociale. Ndër të tjera, qeset plastike të plehrave që punëtorët sanitarë në spitalet amerikane duhet të mbanin si pajisje mbrojtëse kur ende kishte mungesë të uniformave të duhura, si dhe shenja të bëra nga njerëzit për të treguar mbështetje për të dashurit e tyre, të cilët po trajtoheshin në gjendje të rëndë.

Muzeu i famshëm, i cili ka ekspozita të ndryshme historike shkencore, të tilla si penicilina origjinale e Alexander Fleming, vaksina e parë e poliomelitit e Jonas Schalk, ilaçet e para, produktet e bioteknologjisë, etj, përgatit një ekspozitë të madhe të titulluar “Në Sëmundje dhe Shëndet”, e cila do të hapet në vitin 2022 dhe do të ekspozojë sende në lidhje me përpjekjet për të kontrolluar dhe trajtuar sëmundje të ndryshme, përfshirë Covid-19.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img