Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Shishet dhe gotat kokës, “PLAS” sërish sherri te “ORANGE”, ndërhyn policia (VIDEO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme “Orange Club” është vendosur sërish në qendër të vëmendjes. Një sherr i madh është shënuar në lokalin e njohur tashmë për të gjithë për jetën e natës dhe sherret që herë pas here plasin.

Në lokalin e njohur në Sarandë mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar këngëtarja Elvana Gjata, ku duket se pas performancës së saj ka “plasur” edhe sherri.

Në videon e mëposhtme shihet sesi brenda në lokal “kërcasin” gotat dhe shishe mes disa personave. Edhe pse personat që janë përfshirë në sherr më pas janë nxjerrë jashtë lokalit, siç shihet edhe në videon e mëposhtme duket se sherri ka vijuar. Në vendin e ngjarjes shihet se ka mbërritur edhe policia.

Nuk dihet ende shkaku i konfiktit që ka çuar në këtë përplasje fizike dhe as sesa persona janë arrestuar.

Kujtojmë që në “Orange Club” pak ditë më parë është shënuar edhe një sherr tjetër, ku disa turistë u përplasën fizikisht me rojet e sigurisë, ndërsa atë mbrëmje i ftuar për të performuar ishte Noizy.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img