Hapësire reklamuese

Politikë

Shishe me benzinë, gurë e shashka drejt policëve, tensionohet protesta e opozitës

Shkruar nga Newsbomb

Mjete piroteknike të rrezikshme, gurë dhe shashka janë hedhur në drejtim të efektivëve që janë bërë gardh para Kryeministrisë. Asnjë nga drejtuesit e opozitës nuk i ka ndaluar protestuesit, por i kanë lejuar ata që të sulmojnë policët.

Nga ana e këtyre të fundit, nuk ka pasur në asnjë moment reagim, përveç rritjes së nivelit të gatishmërisë për çdo përshkallëzim të mundshëm, shkruan newsbomb.al.

Pamje nga shperthimi i shisheve me benzine te protesta Pamje nga shperthimi i shisheve me benzine te protesta

Pas efektivëve të rendit kanë dalë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe Forcat Shqiponja, nisur nga tentativat për çarë kordornin e sigurisë. Më shumë se 10 shishe me benzinë (të ashtuquajtura bomba molotovë) janë hedhur drejt Policisë dhe shkallëve të Kryeministrisë.

Lexo edhe: Shtëpia podium për Sali Berishën: Qëndrestarë, ju jeni uragani i lirisë! Nder paçi gjithmonë

Kjo situatë ka nisur menjëherë pas fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha, kur u duk se protesta përfundoi, por protestuesit nisën të hidhin gurë, shashka dhe sende të tjera drejt policëve, ndërkohë që në podium vazhdojnë të flasin politikanë të tjerë.

Pamje nga shperthimi i shisheve me benzine te protesta Pamje nga shperthimi i shisheve me benzine te protesta

Kordoni i parë i policëve të thjeshtë që qëndronin në rreshtin e parë është zëvendësuar menjëherë me efektivët e FNSH-së, të përgatitur me skafandara dhe mburoja të posaçme, shkruan newsbomb.al. Edhe gardhi metalik është rrëzuar në një pjesë të tij.

Policia e Shtetit ka pas informacione për akte të dhunshme në këtë tubim të parë të opozitës, pas bashkimit të fraksioneve kryesore të saj, por fatmirësisht tensionet nuk kanë vazhduar për shumë gjatë.

Lexo edhe: Jorida Tabaku e Alfred Rrushaj “braktisin” Bashën, i bashkohet protestës së Berishës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese