Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shishe e karrige kokës, plas sherri në Pogradec, një i dehur përfundon në spital

Shkruar nga Newsbomb
Shishe e karrige kokës, plas sherri në Pogradec, një i dehur

Një sherr mes dy personave të dehur ka përfunduar në konflikt fizik që më pas ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta.

Ngjarja ka ndodhur në Pogradec dhe personat e përfshirë në konflikt kanë qenë dy të dehur.

Si pasojë një prej tyre ka marrë lëndime të rënda dhe është në spital ku po merr trajtim mjekësor. Sakaq, autori A. D është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 30.06.2021, rreth orës 20:05, në Spitalin e Pogradecit ka shkuar shtetasi V. D., 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit në lagjen nr. 4, Pogradec, me shtetasin A. D.

Autori i dyshuar, ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasi V. D., po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu