Gazetari Muhamed Veliu ka komentuar mbi sulmmin e hakerave Iranian mbi emailet dhe informacionet personale të kreut të SHISH, Helidon Bendo.
I ftuar në emisionin ‘Zona Zero’, Veliu ka lexuar një mesazh i ardhur nga një burim brenda SHISH, i cili është shprehur se ndihet i frikësuar mbi sigurinë në punë.
“Sipas zyrtarit të SHISH është skandali më i madh në SHISH, Helidon Bendos i kanë marrë çdo gjë në kompjuter apo telefon. Këtu mund të jenë marrë të gjitha dosjet. Tani janë të gjithë të frikësuar dhe ka humbur besimi. Kjo ngjarje është në kufijnë e shkatërrimit të këtij insitucioni. Kur drejtorit i marrin çdo gjë edhe fotot e femijëve nga telefoni çfarë mbetet për në të tjerët. “- thotë zyrtari i SHISH, i paidentifikuar.
Ditën e djeshme Homeland Justice” ka “goditur” sërish. E sërish kanë nxjerrë të dhënat e ish-kreut të Shërbimit Informativ i Shtetit, Helidon Bendo, duke pretenduar se janë futur në postën elektronike të këtij të fundit, e duke i nxjerrë edhe shkëmbimet elektronike që ka pasur drejtori i SHISH.
Po ashtu më herët, “Homeland Justice” nxorri dokumente ku shiheshin të gjitha të dhënat e Bendos, atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja si dhe numrat personalë, sa herë që ka rinovuar kartën e identitetit.
Mirëpo, hakerat nuk u ndalën me aq. Ata kanë publikuar edhe lëvizjet e Bendos nga Shqipëri por edhe gjithë informacionet e ngjashme për bashkëshorten e tij. Dosja.al ka të gjitha dokumentet, por nuk i publikon për arsye privatësie.