Një grup turistësh shqiptarë janë bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh.
Dyshohet se shkaku i bllokimit të tyre të jetë rritja e shpejtë e nivelit të ujit për shkak të shirave që kanë rënë gjatë natës dhe përrenjve që derdhen në kanionen e Holtës.
Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se 3 prej turistëve rezultojnë të zhdukur, ndërkohë janë shpëtuar 4 fëmijë.
Sakaq forcat e policisë dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.