Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Shira me intensitet të lartë në gjithë vendin, rrugët e Vlorës bëhen ‘gjol’, Ishmi del nga shtrati, përmbyten hektarë me toka në Krujë, rrezikohet fshati Murqinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dce29f99beba0a4aa4cea60f72a0c28d

Shirat me intensitet të lartë të gjithë territorin e vendit, kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në disa qytete dhe përmbytjen e tokave bujqësore.

Kështu, në Vlorë rrugët e qytetit janë kthyer në gjol pas reshjeve intensive të shiut, ndërsa Bashkia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Kanali në lagjen Pavarësia të qytetit si pasojë e prurjeve të larta rrezikon të dalë në sipërfaqe.

“Te dashur qytetare! Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Bashkisë së qytetit bregdetar.

Ndërkohë, raportohet se lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa hektarë tokë bujqësore. Pjesa fundore e fshatit Murqinë rrezikohet nga shirat. Në Krujë e Bubq ka gjithashtu dhjetëra hektarë tokë që tanimë janë nën ujë.

Kujtojmë se, dje IGJEUM ka bërë një parashikim për përmbytje në disa qarqe të vendit, si dhe reshje intensive shiu në të gjithë territorin, nga data 6 deri në 11 janar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img