Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Shikoni PAMJET: Shkrumbohet nga flakët një makinë në autostradën Durrës-Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në autostradën Durrës-Tiranë. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al, mjeti ka marrë flakë menjëherë dhe shtëllunga e madhe e tymit shihet në gjithë zonën.

Ngjarja ka ndodhur në autostradë, me drejtim Tiranën, përballë një qendre të njohur tregtare. Deri ka raportime se është lënduar vetëm shoferi, përpos dëmeve materiale. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen gjithashtu në vendin ku mjeti ka shpërthyer në flakë.

“Me datë 16.06.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin B.K. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e dhënë për mediat pak më parë nga Policia e Tiranës.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img