Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është komentuar së fundmi për ndërhyrjet plastike.
Ajo postoi më herët disa selfie në rrjetet sociale, ku shfaqej pa “make-up” dhe rrjeti shpërtheu në “ofendime”, duke vënë në pah se ajo ka bërë buzët operacion.
“Dje përdora një filtër që i bëri buzët e mia të duken shumë të mëdha. Komentet ishin të pabesueshme, të ashpra sidomos ato që vinin nga femra që më ndiqnin mua. Bullizues. Shikoni fytyrën dhe filtrat tuaj. Kur të mbushni ju 33 vjeç dhe të mos keni bërë botoks dhe filler, ejani të flisni me mua.
Fytyra ime. Filtri im. Jeta ime. Shikoni tuajën. Faleminderit”, ka shkruar Dafina krahas videos që ka publikuar në Instastory.
