Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Shikoja shokët me makina luksoze”, shqiptari tregon pse kishte ëndërr punën në Angli

Shkruar nga Newsbomb
“Shikoja shokët me makina luksoze”, shqiptari tregon pse kishte

Një i ri shqiptar ka folur për median britanike dhe ka treguar se përse ëndrra e tij ishte që të shkonte në Angli dhe të punonte në një shtëpi bari.

“Loku”, siç e emëron “express.co.uk”, ka vendosur që të punojnë në një shtëpi bari pasi kishte parë se si shokët e tij  ktheheshin nga Anglia me makina apo blenin shtëpia në Shqipëri.

“Unë shoh shumë njerëz që kthehen nga Anglia duke fituar nga 200,000 deri në 500,000 £. Ata blejnë një shtëpi, fillojnë një biznes të ri dhe shfaqen në rrugë, gjithmonë kanë zonjat më të bukura. Ju duhet ta kuptoni këtë, kur shoh ata kështu dhe unë dua të bëj të njëjtën gjë”, tha 25-vjeçari për Daily Express.

Ai madje është shprehur se njeh shumë persona që në Angli punojnë në këtë lloj “biznesi” dhe se kur kthehen investojnë në biznese, duke e quajtur këtë gjë “normale”.

Loku shpjegoi se në një vend ku paga vjetore është vetëm 4,200 £ në vit, të shohësh një shokun 20-vjeçar që drejton një Mercedes të ri pas vetëm disa muajsh në Britani, e bën punën joshëse pavarësisht rrezikut apo paligjshmërisë.

“Kam pasur një shok në Angli që ka disa shtëpi për të prodhuar drogë dhe më tha që jam menaxher dhe të ftoj të vish të punosh për mua, do të kem gjithçka gati. Fillova të mendoj për këtë sepse më duheshin para. Ai më shpjegoi se procesi do të zgjasë dy apo ndoshta tre muaj në total. Më duhet të punoj me bimët e kanabisit çdo ditë. Sapo të kultivohen do të paguhem dhe do të rifillojmë përsëri, duke lëvizur nga një vend në tjetrin.

Unë marr 20% të vlerës së të korrave. Gjithçka varet nga mënyra se si ne punojmë. Nëse bëjmë një punë intensive, çdo ditë do të fitoj më shumë”, tregon ai.

25-vjeçari ndër të tjera tregon se nuk lejohet që të dalë nga banesa deri sa lënda narkotike të korrej. Ai po ashtu tregon se i është urdhër që nëse dikush futet për të grabitur “mallin” të dorëzohet, se ashtu nuk do ta preknin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese