Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shijoni paraditen, pasdite moti sjell surpriza: Priten reshje shiu në gjithë vendin

Shkruar nga Newsbomb
Shijoni paraditen, pasdite moti sjell surpriza: Priten reshje shiu në

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare, deri në orët e mesditës. Më pas gradualisht me kalimin e orëve shtim vranësirash mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta fillimisht në zonën e jugut në orët e pasdites dhe më pas do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit në orët e mbrëmjes, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim e lehtë dhe mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

- zonat malore -1°C deri në 14°C;

- zonat e ulëta 2°C deri në 20°C;

- zonat bregdetare 5°C deri në 20°C.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.