Tirana
mist
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Die
32 °
Hën
35 °
Mar
37 °
Mër
36 °
Enj
34 °
E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Shihni VIDEON emocionuese të Fatjonës, maturantes së veçantë që i përloti të gjithë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ajo quhet Fatjona Nikaj dhe është padyshim maturantja më e veçantë e vitit.

albsig

spring

Ajo është një vajzë mjaft simpatike, aq sa është shpallur dhe “Mbretëresha e mbrëmjes”, në gjimnazin ku ajo studion në Shkodër “Shejnaze Juka”.

Fatjona ka lindur me aftësi të veçanta.Fatkeqësisht ajo nuk mund të ecë dhe gjithmonë ka qendruar në karrigen me rrota, që e shoqëroi edhe në mbrëmjen më të veçantë, atë të festës së maturës.

Jeta e saj ka qenë me peripeci, dhe ka qenë babai i saj ai i cili e ka shoqëruar çdo ditë në shkollë, në kurse, e në çdo aktivitet të mundshëm, vetëm që Fatjona të mos mungonte dhe të ishte pranë bashkëmoshatarëve të saj.

E ndërkohë, një mbështetje e madhe kanë qenë edhe shokët e klasës së Fatjonës, të cilët çdo ditë të gjimnazit, e kanë shoqëruar me karrocë, e ndërsa në mbrëmjen e fundit i dhanë çmimin plotësisht të merituar, atë të të “mbretëreshës së mbrëmjes”.

Ja si shprehen miqtë dhe mësuesit:

Çdokush në botë ka historinë e vet! Secili prej nxënësve që ka kaluar në këtë shkollë ka lënë gjurmët e tij, shkrimin ,zërin, të qeshurat e ndonjëherë edhe lotët duke ndërtuar kështu edhe historinë e shkollës sonë. Këta nxënës ia dolën përballjeve e sfidave për të dalë triumfues në fund të një etape të rëndësishme të udhëtimit drejt dijes..Por ata donin që të linin edhe emrin e mbretin e mbretëreshës së periudhës së tyre në historikun shkollor e kështu zgjodhën..Zgjodhën me të drejtë e unanimisht një vajzë të fortë e cila nuk iu përkul kurrë fatit, por u përball me të për t’ia dalë më e fortë në çdo betejë.. E në këtë sprovë të vështirë pati afër të gjithë, familjen kryesisht, por edhe këta miq e dashamirës, nxënës, mësues e gjithë stafin e shkollës që e mbështetën në çdo hap të sajin në rrugëtimin shkollor..Mbretëresha Fatjona e meritoi me të drejtë titullin duke qëndruar krenare pranë mbretit të mbrëmbjes e do mbetet gjatë në kujtesën e të gjithëve ne ..Good luck queen! Good luck everyone!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img