Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Shihja nëna çame që qanin’ Shpëtim Idrizi shpjegon arsyen e sulmit me shishe uji të Nikos Dendias

Shkruar nga Newsbomb
Shpetim Idrizi

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi tregoi arsyet e protestës së mbajtur gjatë vizitës së sotme të Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, ku Idrizi lëshoi dhe një shishe me ujë drejt ekskordës së zyrtarit grek. 

Në emisionin ‘Real Story’ Idrizi tha se gjendej aty për shkak të çështjes Çame dhe se i ka ngelur merak se pse nuk arriti ta godasë Dendias.

“Nuk do e hidhja shishen në kushte normale. Vija nga një moment shumë i madh tensioni. Nëse do shikoje atë momente, do shihje disa nëna çame që qanin, sepse ua kishin marrë djemtë në komisariat dhe unë ndjeja përgjegjësi. Ne kishim parashikuar të uleshim në tokë si formë proteste. Policët janë vëllezërit tanë. Policia jonë me të njëjtin agresivitet, të shkojë në jug dhe të sillen kështu me ata grekë që ngrenë flamurin e Vorio Epirit”,

 “Kam qenë i revoltuar nga gjithë sjellja e policisë shqiptare ndaj anëtarëve të komunitetit të Çamërisë. Sot të gjithë ata shqiptarë që mendojnë çështjen çame si shqiptare, donin të protestonin, sepse ne kemi pyetje të tilla si kur do hiqet ligji i luftës, kur do të nderohen partizanët çamët, kur arvanitasit do marrin statusin e minoritetit apo kur shqiptarët apo arvanitët të mësojnë shqipen. Varrezat e grekëve u bënë në Shqipëri, duke qenë pushtues.  Ajo që është bërë ndaj çamëve duhet të njihet si gjenocid. I çuan në rajon disa aktivistë tanë dhe Bojken Abazin e VV. Leja na u refuzua në momentin e fundit. Policia ishte agresive. Edi Rama dikur thoshte se bënte shumë për çështjen çame, kurse sot e ka injoruar.”, u shpreh Idrizi.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll