Fantazma e një vajze të vogël është kapur mbrëmjen e djeshme nga kamerat e monitorimit në një klub nate në San Francisko, SHBA. Klubi i quajtur “The Chapel” mendohet të ketë qenë më parë morg dhe herë pas here janë raportuar aktivitete paranormale.
Në kamera shfaqen punonjësi i klubit i cili mbyll klubin, fik dritën dhe del jashtë e disa sekonda më vonë kapet një vajzë e vogël e cila vrapon tek dera dhe kthehet përsëri mbrapa.
Punonjësit sanitarë të klubit kanë raportuar edhe herë të tjera ngjarje të cuditshme në klub, madje mendohet të jetë prezente edhe fantazma e një gruaje të vjetër. Pas fantazmës së vajzës të dokumëntuar në kamerat e sigurisë, janë pajtuar disa gjuetarë fantazmash për të mbikëqyrur klubin.