Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Shigjetat" kontrolle në rrugët e Tiranës, arrestohet 35 vjeçari me BMW, mbante pistoletë pa leje; Prangoset dhe një "spaçator"

Shkruar nga Newsbomb
"Shigjetat" kontrolle në rrugët e Tiranës, arrestohet

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi nga kontrolli që është ushtruar nga forcat "Shigjeta" dhe "Shqiponjat", janë kapur me armë zjarri pa leje dhe me drogë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve në bulevardin “Gjergj Fishta”, Forcat “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll një mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin B. S., 35 vjeç, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi B. S., 35 vjeç, në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë nga specialistët e Komisariatit Nr. 2, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. 

Gjithashtu, si rezultat i këtyre kontrolleve, nga Forcat “Shigjetat”, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Sh., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në çantën e krahut dhe në banesën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shpërndarje, dhe një mjet prerës (thikë).

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll