Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

SHIFRAT/ Ulet numri i infektimeve të reja në 24 orët e fundit, fatmirësisht asnjë humbje jete nga COVID-19

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e infektimeve me COVID-19 në 24 orët e fundit, ku janë reagjistruar 25 raste të reja, duke patur një rënie të lehtë në krahasim me ditën e djeshme.

Fatmirësiht nuk ka asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërkohë që në spital po marrin trajtimin mjekësor 8 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,063 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 25 qytetarë, në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Has, 3 raste në Shkodër dhe Lezhë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Kurbin, Mirditë.

Aktualisht janë 272 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,125 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      25

Të shëruar në 24 orë     7

Të shtruar në spitale      8

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                4063

Testime totale             875,262

Raste pozitive             132,853

Raste të shëruara       130,125

Raste Aktive                       272

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              103

Vlorë                26

Elbasan            26

Kukës                25

Durrës              22

Lezhë               21

Shkodër           17

Fier                   14

Berat               11

Korçë                6

Gjirokastër        1

Më shumë

spot_img