Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shifrat shqetësuese të Covid, Çela shtyn papritur mbledhjen për zgjedhjen e anëtarëve të KLP

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_343337" align="alignnone" width=""]Olsian Cela[/caption]

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka vendosur të shtyjë mbledhjen e thirrur për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vendim ky i marrë për shkak të rritjes së shifrave të Covid.

Prokurori çmon se shmangja e grumbullimeve të këtij lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, është e vetmja garanci për kufizimin e përhapjes së infeksionit.

'Prokurori i Përgjithshëm Z.Olsian Çela nisur nga vijueshmëria e gjendjes së epidemisë në vend të krijuar nga përhapja e COVID-19, me synimin për të siguruar dhe mbrojtur shëndetin e prokurorëve, duke kufizuar dhe parandaluar transmetimin dhe përhapjen e COVID-19 ka vendosur shtyrjen deri në një njoftim të dytë të mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve, për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, mbështetur në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Prokurori i Përgjithshëm çmon se shmangja e grumbullimeve të këtij lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, është e vetmja garanci për kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe garanton mbarëvajtjen e punës në ambiente të shëndetshme dhe vijimësi normale të veprimtarisë në ushtrimin e kompetencave në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm, duke mbrojtur shëndetin e prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, punonjësve të administratës dhe të qytetarëve.

Përbërja aktuale e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk cënon vendimmarrjen e këtij organi dhe garanton mirëfunksionimin e tij', thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu