Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Shifrat shqetësuese të Covid, Albana Fico: 79% e të prekurve janë mosha të reja

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1624513643508b17b9a56a585de26420

Ditën e sotme është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët do të prezantojnë masat e reja anti-Covid.

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico, ka ngritur alarmin duke thënë se 79% e të prekurve janë të moshave të reja nga mosha 14-25 vjeç dhe 55-64 vjeç.

Ndër të tjera ajo është shprehur se ka një rënie të tendecës së infektimeve në këtë dy javor.

“Incidenca dyjavore sipas gjetjeve të ISHP ka një tendencë uljeje. Ne kemi thënë se ka një rritje të numrit të rasteve në mosha të reja, 15-24, 55-64 janë 79% e rasteve të testuara pozitiv, në fund të ditës prekja e këtyre moshave mund të ndryshojë vetëm nëse jemi të kujdesshëm me impementimin e masave të thjeshta, por mendoj se ky është momenti për të bërë apel dhe për të qenë të qartë se nuk e kemi kaluar dhe fituar këtë betejë. Ne nuk e kemi përfunduar këtë betejë. Nëse keni shenja ju lutem drejtohuni mjekut të familjes, nëse rasti është i rënde tek 127,” tha Fico.

Ndërsa kreu i Urgjencës, Skënder Brataj është shprehur se piku më i lartë i vizitave në banesë ishte më 8 shkurt dhe me 15 shkurt me 598 vizita.

“Piku i vizitave në banesë ishte më 8 shkurt me 527 vizita dhe më 15 shkurt me 598 vizita. Më e rëndësishme është numri i shtrimeve në spital. Me 15 shkurt kishte 119 shtrime në spitale.

Nga data 17 deri tani ka një ule të shtrimeve në spital, ato masa që u morën para dy javësh dhanë një lloj efekti”, tha Brataj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img