Hapësire reklamuese

Bota

SHIFRAT/ Rritet sërish numri i viktimave dhe infektimeve të reja nga COVID-19 në Spanjë në 24 orët e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Edhe pse u mendua se kurba e viktimave dhe infektimeve të reja po vinte duke u ulur, në 4 ditët e fundit shifrat kanë pësuar rritje të lehtë.

Në 24 orët e fundit në Spanjë janë regjistruar 229 viktima, duke e çuar në 26.299 numrin total të të vdekurve nga koronavirusi.

Ndërkohë janë konfirmuar edhe 1095 raste të reja me COVID-19, duke bërë që të shkojë në 222.857 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Spanjë.

Spanja lehtësoi masat ndaj koronavirusit ditën e hënë, ndërsa parlamenti vendosi zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në 24 maj.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.