Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

SHIFRAT/ Rritet numri i infektimeve në 24 orët e fundit, shtohen edhe pacientët e shtruar në spitalin Infektiv

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e infektimeve me COVID-19 në 24 orët e fundit, ku shihet se ka një rritje në kraghasim me ditën e djeshme, pasi 45 persona kanë rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin trajtimin mjekësor 21 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji i hapur i vaksinimit i jep mundësi çdo qytetari +18 vjeç të vaksinohet ndaj Covid19. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3684 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 45 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tirane, 9 raste ne Shkodër, nga 4 raste në  Kavajë, Sarandë, 3 raste në Himarë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Durrës, Fier, Kukës, Lezhë, Mirditë, Kamëz, Përmet, Peqin.

Aktualisht janë 402 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 21 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,222 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (31 Korrik 2021)

Raste të reja ditore         45

Të shëruar në 24 orë       17

Të shtruar në spitale       21

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 3684

Testime totale             900,346

Raste pozitive             133,081

Raste të shëruara         130,222

Raste Aktive                      402

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              146

Elbasan            56

Kukës                34

Vlorë                32

Shkodër           31

Lezhë               30

Fier                   21

Berat              18

Korçë                15

Durrës              14

Gjirokastër        5

Më shumë

spot_img