
Qeveria gjermane ka vendosur që të zgjasë masën e izolimit të pjesshëm deri në 7 mars.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se numri i të infektuarve ka filluar të shënojë rënie, megjithatë qeveria dhe qytetarët duhet të vijojnë të mbeten vigjilentë.
Rezultati pozitiv është pas më shumë se tre muajsh kufizime të ashpra që përfshijnë mbylljen e restoraneve dhe shumicës së dyqaneve. Ajo e quajti këtë periudhë deri në muajin mars si shumë të rëndësishme për menaxhimin e pandemisë.
Në vendimin e qeverisë gjermane parashihet që shkollat dhe qendrat e kujdesit të jenë të “para që do të hapen gradualisht”, mirëpo që iu është lënë në dorë landeve të vendosur se kur dhe si ta zbatojnë vendimin.
Parukierët mund të rihapen më 1 mars nëse marrin masat e nevojshme higjienike.