Hapësire reklamuese

Rajoni

Shifrat në Maqedoni tepër të larta: Shumë viktima dhe qindra raste pozitive në vetëm 24 orë

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Krahasur me Shqipërinë dhe Kosovën, shifrat e të infektuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut janë shtuar shumë gjatë orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.467 teste, nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 498 raste të reja me COVID-19, ndërkohë kanë humbur jetën 17 persona.

Rastet e reja janë konfirmuar në Shkup-246, Kumanovë-30, Dibër-1, Shtip-10, Prilep-34, Tetovë-19, Strugë-15, Veles-5, Manastir-10, Ohër-21, Kavadar-14, Gostivar-19, Gjevgjeli-12, Strumicë-8, Kriva Pallankë-9, Radovish-1, Krushev-2, Koçan-7, Probishtip-1, Makedonski Brod-4, Pehçev-4, Berovë-2, Vallandovë-3, Dellçev-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-7, Negotinë-12.

Ndërkohë viktimat e orëve të fundit janë shënuar gjashtë pacientë nga Shkupi (66, 45, 77, 72, 77, 67), dy nga Kumanova (62 dhe 58), një nga Prilepi (78), një nga Tetova (59), një nga Struga (81), tre pacientë nga Velesi (75, 77 dhe 81), një nga Ohri (69), një nga Krusheva (54) dhe një pacient nga Negotina (60).

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 82.301 persona.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.