Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shifrat në Kosovë: Ulet numri i viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dbd6eee1ac2eeaa71536f91d3019fbf1

Janë bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 538 testime nga të cilat 76 kanë rezultuar pozitivë. Gjithashtu, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve kanë humbur jetën tre persona.

Nga ana tjetër janë shëruar 165 qytetarë, duke e çuar në 11.949 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Njoftimi i IKSHPK

165 TË SHËRUAR DHE 76 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 538 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 604 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 165 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.949 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.286.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.


Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img