Hapësire reklamuese

Rajoni

Shifrat në 24 orë: Qindra raste të reja me koronavirus në Kosovë, 12 viktima

Shkruar nga Newsbomb

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 764 raste të reja dhe 12 viktima nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se janë shëruar edhe 584 persona nga COVID-19.

Numri i infeksioneve të reja janë thuajse në një linjë me një ditë më parë, ndërsa janë regjistruar 3 viktima më pak.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.827 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 764 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv“, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu