Hapësire reklamuese

Bota

SHIFRAT/ Mbi 10 mijë vdekje nga koronavirusi në të gjithë botën, mbi 88 mijë të shëruar

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_314225" align="alignnone" width=""]Vendet me te prekura nga koronavirusi[/caption]

Koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave i ka kaluar 10 mijë, nga rreth 246 mijë raste që janë shënuar në total.

Mbi 88 mijë persona ia kanë dalë ta fitojnë 'betejën' me virusin, ndërsa 7400 të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.

Kina, që njihet edhe si vendi ku shpërtheu virusi, duket se e fitoi luftën e saj, pasi numri i të infektuarëv sa vjen e ulet çdo ditë.

Italia ka marrë kryesimin për numrin e vdekjeve, një 'medalje' që nuk do e kishte dëshiruar kurrë.

Në Itali numri i të vdekurve ka arritur në 3405, një shifër shumë e lartë, duke patur parasysh që kanë vetëm gjysmën e rasteve të Kinës.

Me ritme të shpejta po rritet edhe numri i të infektuarëve në Iran, Spanjë dhe Gjermani, ndërsa koreja e Jugut duket se e gjeti zgjidhjen që ta parandalojë përhapjen e virusit, pasi duke kryer shumë testime, ka arritur ta vërë nën kontroll koronavirusin.

Pothuajse të gjitha shtetet e prekura kanë vendosur t'i ndërpresin të gjitha aktivitetet mësimore, artistike dhe sportive, me qëllimin që të mos përhapet koronavirusi.

Shkencëtarët kanë filluar të punojnë për të zhvilluar vaksinën kundër vitusit, por shprehen se do të duhen rreth 18 muaj që vaksina të fillojë të përdoret.

Në Shqipëri janë konfirmuar 64 raste zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë, ku 2 persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa 1 tjetër është shëruar.

Sondazh

Poll