Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shifrat: Kosova përballet me një tjetër valë infektimesh, rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fad116c18acd69b5456e4e223506cf0b

Kosova duket se po përballet me një valë të re infektimesh me Covid-19, pasi gjatë javës së fundit, rastet e reja janë rritur ndjeshëm.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 793 raste pozitive, rreth 20 më shumë se një ditë më parë. Fatkeqësisht, 8 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin.

Shifrat e plota:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.838 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 793 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 63 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Kaçanik 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 82.185 raste nga 384.742 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.760 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 352 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.083 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.342.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 295 raste, Gjilan 63 raste, Fushë-Kosovë 58 raste, Pejë 53 raste, Gjakovë 38 raste, Mitrovicë 39 raste, Vushtrri 38 raste, Lipjan 34 raste, Ferizaj 30 raste, Drenas 17 raste, Obiliq 15 raste, Podujevë 15 raste, Deçan 13 raste, Rahovec 13 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Prizren 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Skenderaj 4 raste, Viti 4 raste, Malishevë 3 raste, Novobërdë 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kllokot.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img