Hapësire reklamuese

Aktualitet

SHIFRAT E PLOTA/ Covid u merr jetën 5 qytetarëve, ja sa raste të reja u regjistruan  në 24 orët e fundit në vendin tonë

Shkruar nga Newsbomb
SHIFRAT E PLOTA/ Covid u merr jetën 5 qytetarëve, ja sa raste të

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 2,016 testime, ku kanë rezultuar pozitv me Covid 260 qytetarë, ndërsa 5 pacientë kanë humbur jetën.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 88 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 733 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261,798 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2,016 testime, 260 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 733 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2,016 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 260 qytetarë, në këto bashki: 93 në Tiranë, 13 në Berat, 12 në Durrës, 11 në Sarandë, 10 në Shkodër, Vlorë, Lushnje, 7 në Kamëz, Korçë, 6 në Prrenjas, 4 në Kurbin, Krujë, Kavajë, Fier, Mallakastër, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Elbasan, 3 në Kukës, Lezhë, Mirditë, Shijak, Divjakë, Përmet, Gramsh, 2 në Tropojë, Rroskovec, Patos, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Dimal, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, Dibër, Libohovë, Maliq, Kuçovë, Poliçan. Janë 4,928 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 88 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, tre qytetarë nga Tirana 72-87 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 80 vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 92 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 733 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261,798 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (19 Shkurt 2022) Raste të reja ditore 260 Të shëruar në 24 orë 733 Të shtruar në spitale 88 Humbje jete në 24 orë 5 Testime ditore 2016 Testime totale 1,726,882 Raste pozitive 270,164 Raste të shëruara 261,798 Raste Aktive 4,928 Humbje jete 3,438 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 1,638 Fier 769 Vlorë 468 Elbasan 479 Berat 375 Lezhë 321 Durrës 187 Shkodër 184 Gjirokastër 173 Kukës 160 Korçë 152 Dibër 21

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll