Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Shifrat e larta të rasteve me Covid-19, mjeku Alimehmeti: Të pritshme me uljen e temperaturave; Ja kur do duket efekti i vaksinës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6763369c52f1d61a161cdd8b16de075b

Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se rritja e numrit të rasteve të reja me Covid ishte diçka e pritshme për shkak të uljes së temperaturave, në ditët e fundit.

“Ne vijojmë që të shikojmë rritje dhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga festat e fundvitit. Ne duhet të kemi parasysh se rastet po shtohen mund të ketë dhe raste të rënda por numrat dhe % do të ishin indikatorë të qartë për të parë se si është gjendja. Tashmë ka dhe pacientë me ndryshim klinik të lehtë që mund të jenë rëndë në fillim por që i bie shpejt pastaj, dhe këto janë shenja klinike të gripit. Por kuptohet se shfaqja e menjëhershme e temperaturave rrit dhe menjëherë shtimin e rasteve”, ka thënë ai.

Në Abc Neës, ai ka treguar dhe se kur do të fillojë të japë impaktin vaksina.

“Tashmë pritet që provat e terrenit të na tregojnë efektin e vaksinës, siç ishte dhe efekti i Pfizer në Izrael që është në fazën e katërt. Vjeshta dhe dimri i viti tjetër mund të jenë dhe normalizimi i situatës nga Covid pasi ne jemi në shkurt. I njëjti person duhet të marrë dozën e vaksinës nga e njëjta firmë, dhe jo nga firma të ndryshme, por duhet që persona të ndryshëm të vaksinohen me vaksina nga kompani të ndryshme”, është shprehur Alimehmeti.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img