Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

SHIFRAT E FUNDIT/ Vijon të mbetet i ulët numri i infektimeve në 24 orë, një 77 vjeçar nga Tirana humb betejën me COVID-in

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vijojnë të mbeten të ulëta shifrat e infektimeve në vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 raste të reja me koronavirusi.

Fatkeqësisht, pas 2 ditëve pa asnjë viktimë, një 77 vjeçar nga Tirana ka humbur betejën me COVID-in, duke e çuar në 2448 numrin e jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2807 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 21 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Berat, 3 raste në Durrës, 2 raste në Tiranë, Shkodër, Krujë, Kurbin, Gjirokastër, 1 rast në Devoll, Mirditë, Tropojë, Librazhd.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Tirana, 77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,097 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (28 Maj 2021)

Raste të reja ditore        21

Të shëruar në 24 orë      55

Të shtruar në spitale      41

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2,807

Testime totale            712,271

Raste pozitive             132,285

Raste të shëruara        129,097

Raste Aktive                  740

Humbje jete                  2,448

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         343

Korçë            91

Shkodër       82

Vlorë             40

Elbasan        36

Berat             41

Lezhë           31

Gjirokastër   27

Fier               18

Kukës           11

Durrës          16

Dibër          4

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img