Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

SHIFRAT E FUNDIT/ Rritje DRASTIKE e rasteve të reja në 24 orët e fundit, 11 persona humbin betejën me koronavirusin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

47a9ac59c85a314db5ed3e93f88db8b7

Shifra të larta janë shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë, pasi janë regjistruar 660 raste të reja, krahasuar me ditën e djeshme ku kishte 185 raste të reja.

Fatkeqësisht 11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar në 1210 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.

Duke ju informuar se nga sot kufizimi i levizjes, i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00, Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë me përpikmëri rregullat për frenimin e përhapjes së COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 3424 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

241 raste në Tiranë, 44 në Sarandë, 36 në Durrës, 29 në Lezhë, 28 në Lushnje, 26 në Vlorë, 21 në Fier, 17 në Shkodër, nga 16 raste në Kurbin, Elbasan, nga 15 raste në Kavajë, Dibër, 14 në Kuçovë, 12 në Korçë, nga 10 raste në Kukës, Mat, Delvinë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Berat, Mallakastër, Cerrik, 6 në Has, nga 5 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Pogradec, Krujë, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Përmet, Selenicë, Malësi e Madhe, Peqin, Shijak, Poliçan, nga 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Belsh, Himarë, Klos, Patos, nga 1 rast në Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Prrenjas, Skrapar,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 555 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 35,551 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Puka, të moshave 44-84 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (05 Janar 2021)

Raste të reja ditore         660

Të shëruar në 24 orë      555

Të shtruar në spitale      287

Humbje jete në 24 orë   11

Testime ditore               3,424

Testime totale            272,807

Raste pozitive              60,283

Raste të shëruara         35,551

Raste Aktive                23,522

Humbje jete                 1210

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13650

Fier        1687

Shkodër   1330

Durrës  1190

Vlorë     955

Lezhë    925

Korçë    917

Elbasan 876

Berat     735

Gjirokastër 472

Kukës    399

Dibër     386

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img