Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

SHIFRAT/ Rritet numri i infektimeve në 24 orët e fundit, fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar situatën e infektimeve të COVID-19 në vendin tonë, ku bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 raste të reja, një rritje e lehtë në krahasim me ditën e djeshme.

Fatmirësisht nuk ka patur asnjë viktimë, ndërkohë që në spital po marrin trajtimin mjekësor 6 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 4051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 13 qytetarë në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Vlorë, Kamëz.

Aktualisht janë 112 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,061 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (15 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      13

Të shëruar në 24 orë     2

Të shtruar në spitale      6

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                4051

Testime totale             847,490

Raste pozitive             132,629

Raste të shëruara        130,061

Raste Aktive                     112

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              48

Fier                  11

Vlorë                11

Elbasan            10

Korçë                8

Shkodër            7

Durrës              7

Lezhë                6

Kukës                2

Gjirokastër        2

Më shumë

spot_img
spot_img