Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

SHIFRAT E FUNDIT/ Më shumë të shëruar se infektime në 24 orët e fundit, COVID u merr jetën 6 qytetarëve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e infektimeve nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ku janë regjistruar 286 raste të reja. Ndërkohë, numri i të shëruarve ëhstë më i madh, pasi 349 qytetarë ia kanë dalë të fitojnë betejën me koronavirusin.

Fatkeqësisht COVID u ka marrë jetën 6 qytetarëve: Një qytetar nga Tepelena 66 vjeç, një qytetar nga Elbasani 74 vjeç, një qytetar nga Durrësi 77 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 78 vjeç,  një qytetar nga Ballshi 79 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4011 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 286 qytetarë, në këto bashki:

138 në Tiranë, 15 në Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, 9 në Kamëz, 6 në Mallakastër, Sarandë, Gjirokastër, 5 në Vorë, 4 në Shkodër, Lushnje, Korçë, Devoll, 3 në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Kavajë, Përmet, 2 në Kukës, Shijak, Krujë, Mat, Tepelenë, Kuçovë, Peqin, 1 në Vaun e Dejës, Malësi e Madhe, Mirditë, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Kolonjë, Skrapar, Belsh, Gramsh, Librazhd.

Janë 5,201 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 118 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Tepelena 66 vjeç, një qytetar nga Elbasani 74 vjeç, një qytetar nga Durrësi 77 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 78 vjeç,  një qytetar nga Ballshi 79 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 349 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,833 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          286

Të shëruar në 24 orë       349

Të shtruar në spitale       118

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                 4011

Testime totale              1,456,072

Raste pozitive                207,221

Raste të shëruara          198,833

Raste Aktive                      5,201

Humbje jete                      3,187

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,545

Fier                 579

Durrës             362

Shkodër          339

Elbasan           307

Vlorë                239

Gjirokastër     222

Berat               219

Lezhë               135

Korçë               105

Kukës               73

Dibër                69

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img