Hapësire reklamuese

Bota

SHIFRAT E FUNDIT/ Mbi 4 milionë të infektuar në të gjithë botën, numri i viktimave më shumë se 275 mijë

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Më shumë se 4 milion njerëz janë infektuar nga koronavirusi në të gjithë botën, ndërsa rreth 30% e tyre ia kanë dalë që të shërohen.

COVID-19 ka marrë jetën e 276.377 personave, të cilët nuk ia kanë dalë ta fitojnë luftën me virusin e panjohur dhe vdekjeprurës.

SHBA është vendi më i prekur në të gjithë botën, pasi më shumë se 1.3 milion njerëz janë infektuar, ndërsa 78.616 nga këta kanë vdekur.

Më shumë se 1 milion raste janë aktive në SHBA, ku rreth 17 mijë janë në gjendje kritike për jetën.

Në Europë Mbretëria e Bashkuar ka kaluar edhe Italinë për numrin e vdekjeve nga koronavirusi, pasi ka konfirmuar 31.241 viktima, në krahasim me 30.201 të vdekurit që ka konfirmuar Italia.

Spanja është vendi europian që ka më shumë të infektuar nga koronavirusi, pasi numëron mbi 260 mijë të prekur, ku 26.299 kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Gjermania është vendi që ka numrin më të vogël të vdekjeve në raport me numrin e të infektuarve, pasi nga 170.588 të prekur, ka patur vetëm 7510 viktima, një shifër shumë e vogël në krahasim me vendet e tjera.

Brazili dhe Rusia duket se po përjetojnë pikun e viktimave dhe të infektuarve këtë javë, pasi shifrat e raportuara ditë pas dite janë shumë të larta.

Ndërkohë në Shqipëri janë konfirmuar 850 të prekur, nga të cilët 31 kanë humbur jetën, por ka një numër shumë të madh të perosnave që janë shëruar, pasi 620 pacientë ia kanë dalë të fitojnë luftën me koronavirusin.


Capture.PNG

Sondazh

Poll