Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
49 %
2.6kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
25 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

SHIFRAT E FUNDIT/ Mbetet i ulët numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit, 4 persona nuk ia dalin të fitojnë betejën me COVID-19

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sërish shifra të ulëta në 24 orët e fudnit në vendin tonë, pasi 169 persona rezultuan pozitivë në testin e COVID-19.

Fatkeqësisht 4 persona nuk ia dolën të fitojnë betejën me koronavirusin, me numrin e viktimave që shkon në 2335 që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2520 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

49 raste në Tiranë, 15 në Shkodër, 13 në Korçë, 9 në Fier, 8 në Elbasan, 7 në Devoll, nga 6 raste në Berat, Pogradec, nga 5 raste në Kavajë, Gjirokastër, Gramsh, 4 në Skrapar, nga 3 raste në Durrës, Kamëz, Mat, Përmet, nga 2 raste në Has, Vlorë, Mirditë, Sarandë, Maliq, Këlcyrë, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Fushë Arrëz, Dibër, Peqin, Kuçovë, Poliçan.

 Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,013 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 1 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 57 – 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (15 Prill 2021)

Raste të reja ditore        169

Të shëruar në 24 orë     572

Të shtruar në spitale      182

Humbje jete në 24 orë    4

Testime ditore                2520

Testime totale            599,670

Raste pozitive             129,128

Raste të shëruara        100,013

Raste Aktive                 26,780

Humbje jete                  2,335

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19266

Fier      2246

Durrës  1137

Gjirokastër  1036

Shkodër  920

Korçë   723

Vlorë     535

Dibër    344

Kukës    286

Elbasan  207

Berat    51

Lezhë     29

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img