Hapësire reklamuese

Rajoni

Shifrat e fundit, Kosova shënon RRITJEN më të lartë të infektimeve në këtë valë të tretë të Covid-19

Shkruar nga Newsbomb
Shifrat e fundit, Kosova shënon RRITJEN më të lartë të

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat për situatën pandemike, ku kanë rezultuar pozitivë 110 qytetarë, ku vihet re një rritje e ndjeshme në javën e fundit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 2 qytetarë të prekur me Covid-19, ndërsa është shënuar një humbje jete.

Njoftimi i plotë i IKSHKP:

03 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës.

-Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Nga 3.667 testime, 110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

-Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.667.

-Në total numri i rasteve aktive është 689.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll