Tirana
moderate rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
6.2kmh
100 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

SHIFRAT E FUNDIT/ COVID u merr jetën 5 qytetarëve, mes tyre një 39 dhe një 40 vjeçar, rritje e lehtë e numrit të infektimeve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e fuindit të pandemisë në vendin tonë, ku fatkeqësisht njoftohet se COVID u kja marrë jetën 5 qytetarëve: tre qytetarë nga Tirana të moshave 39-85 vjeç, një qytetar nga Gramshi 40 vjeç, një qytetare nga Dibra 71 vjeçe.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 568 raste të reja infektimesh, ndërkohë që në spitale janë 184 qytetarë të shtruar.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2659 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 568 qytetarë, në këto bashki:

299 në Tiranë, 26 në Durrës, 22 në Vlorë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Elbasan, Fier, 17 në Lushnje, 15 në Kamëz, 14 në Sarandë, 9 në Dimal, nga 7 qytetarë në Kuçovë, Himarë, Kurbin, Shkodër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Tepelenë, Këlcyrë, Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Korçë, Devoll, nga 3 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Divjakë, nga 2 qytetarë në Pukë, Patos, Delvinë, Memaliaj, nga 1 qytetar në Poliçan, Konispol, Klos, Bulqizë, Dibër, Krujë, Shijak, Tropojë, Has, Kukës, Malësi e Madhe.

Janë 8,059 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 184 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 39-85 vjeç, një qytetar nga Gramshi 40 vjeç, një qytetare nga Dibra 71 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 398 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,111 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          568

Të shëruar në 24 orë       398

Të shtruar në spitale       184

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 2659

Testime totale              1,328,650

Raste pozitive                189,125

Raste të shëruara            178,111

Raste Aktive                     8059

Humbje jete                      2,955

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4181

Fier                 841

Shkodër           492

Durrës             481

Vlorë               451

Gjirokastër      366

Elbasan           348

Berat               290

Korçë              235

Lezhë              183

Kukës              111

Dibër                 80

Më shumë




spot_img








spot_img