Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

SHIFRAT E FUNDIT/ COVID u merr jetën 3 qytetarëve, 166 qytetarë po marrin trajtim mjekësor në spital

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Sdhëndetësisë ka publikuar shifrat e fundit të COVID-19, ku fatkeqësisht njoftohet sae 3 persona kanë humbur jetën: Një qytetare 59 vjeç nga Korça, dy qytetarë nga Tirana 68 dhe 78 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 625 raste të reja, ndërsa në spitale po marrin trajtim mjekësor 166 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,230 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 625 qytetarë, në këto bashki: 322 në Tiranë, 28 në Fier, 25 në Berat, 23 në Vlorë, 16 në Durrës, Elbasan, 15 në Kamëz, 13 në Gjirokastër, 11 në Krujë, Lushnje, 10 në Sarandë, 9 në Patos, 8 në Kurbin, Pogradec, Dimal, Kuçovë, 7 në Shkodër, Divjakë, Mallakastër, 6 në Kavajë, Korçë, Kolonjë, Librazhd, 5 në Peqin, 4 në Lezhë, Vorë, Libohovë, Gramsh, 3 në Përmet, Tepelenë, 2 në Vau i Dejës, Dibër, Roskovec, Kelcyrë, Devoll, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Mirditë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Dropull, Skrapar, Poliçan, Cerrik.

Janë 8,233 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 59 vjeç nga Korça, dy qytetarë nga Tirana 68 dhe 78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 579 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,229 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 625

Të shëruar në 24 orë 579

Të shtruar në spitale 166

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 3,230

Testime totale 1,340,830

Raste pozitive 191,440

Raste të shëruara 180,229

Raste Aktive 8,233

Humbje jete 2,978

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4301

Fier 852

Shkodër 456

Vlorë 462

Durrës 441

Gjirokastër 414

Elbasan 334

Berat 367

Korçë 241

Lezhë 197

Dibër 89

Kukës 79

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img