Hapësire reklamuese

Aktualitet

SHIFRAT E FUNDIT/ Asnjë viktimë nga COVID-19, ja sa infektime janë regjistruar në 24 orët e fundit

Shkruar nga Newsbomb
SHIFRAT E FUNDIT/ Asnjë viktimë nga COVID-19, ja sa infektime

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 69 infektime të reja me koronavirus. Fatmirësisht, COVID -19 nuk i ka marrë jetën asnjë qytetari.

Në spital po marrin trajtim 13 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Numri i rasteve aktive në vendin tonë është 469.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 986 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 69 qytetarë, në këto bashki:

22 në Tiranë, 7 në Divjakë, 6 në Fier, Vlorë, 5 në Durrës, Sarandë, 2 në Pukë, Lushnje, Gjirokastër, Korçë, 1 në Fushë Arrëz, Kukës, Lezhë, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Berat, Skrapar, Poliçan, Elbasan.

Janë 469 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 63 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,716 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Mars 2022)

Raste të reja ditore           69

Të shëruar në 24 orë        63

Të shtruar në spitale         13

Humbje jete në 24 orë       0

Testime ditore                   986

Testime totale               1,777,76

Raste pozitive                   273,677

Raste të shëruara             269,716

Raste Aktive                            469

Humbje jete                           3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             239

Vlorë               61

Fier                  51

Gjirokastër      34

Durrës            18

Elbasan           17

Berat               14

Shkodër         12

Kukës             10

Korçë              7

Dibër               3

Lezhë               3

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese