Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

SHIFRAT E FUNDIT/ 11 të vdekur dhe 141 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0616973b9763538a5a42db51f171b5fb

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 141 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë 11 janë viktimat nga koronavirusi, me shifrat që vazhdojnë të mbeten ende të larta në javët e fundit.

Deri më tani në Kosovë e kanë humbur jetën 401 persona me COVID-19, ndërkohë që në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 230 persona.

Njoftimi i IKSHPK-së:

Gjatë 24 orëve të fundit,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 440 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 11.416 raste nga 43.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 401 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 44 raste, komuna Gjilan 17 raste,komuna Pejë 14 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Klinë, Obiliq, Prizren, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img