Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
23 %
3.6kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

SHIFRAT E FUNDIT/ 1 milion të shëruar në të gjithë botën dhe 1 milion të infektuar nga COVID-19 në SHBA, Brazili dhe Rusia janë futur në ‘pikun e infektimeve’

spot_img

Lajme të ngjashëm

5d4a00f2da294ed49e2ebc8fac79d495

Mbi 1 milion persona ia kanë dalë të fitojnë “luftën” me koronavirusin në të gjithë botën, ndërsa SHBA ka konfirmuar më shumë se 1 milion të infektuar.

Këto janë shifrat e fundit të konfirmuara, ndërsa në ët gjithë botën mbi 3.3 milionë njerëz janë infektuar nga COVID-19.

Koronavirusi i ka marrë jetën 234.123 personave, ndërsa numri më i madh i viktimave është shënuar në SHBA, ku 63.861 pacientë kanë vdekur.

Spanja është shteti i dytë me numrin më të madh të të infektuarve, pasi 239.639 janë prekur nga COVID-19, ku 24543 kanë humbur jetën.

Shifra të mëdha viktimave janë shënuar edhe në Itali, Britani dhe Francë, ku mbi 24 mijë persona kanë humbur jetën në secilin nga këto shtete.

Gjermania duket se e ka menaxhuar më mirë situatën, pasi pavarësisht numrit të madh të të infektuarve, ka patur 6.028 viktima, shumë pak në krahasaim me shtetet e tjera.

Turqia, Brazili dhe Rusia duket se janë në pikun e përhapjes, pasi po shënojnë shifra të mëdha të të prekurve dhe viktimave ditë pas dite.

Ndërkohë në Shqipëri janë konfirmuar 773 raste, ndërsa ka patur edhe 31 viktima.

Më shumë

spot_img