Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
53 %
2.6kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shifrat e Covid: Regjistrohet numri më i ulët i rasteve që nga ditët e para të pandemisë, humbin jetën 3 persona; mes tyre një i ri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit sa i takon pandemisë në vendin tonë. Janë kryer gjithsej 2639 testime, janë 1107 të shëruar, ndërkohë rekord i ulët rastesh pozitive; vetë, 17 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 rastë në Shkodër, nga 2 raste në Tiranë, Fier, Lezhë, Vlorë, Delvinë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Finiq.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Vlora të moshave 40- 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,107 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 125,419 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (17 Maj 2021)

Raste të reja ditore         17

Të shëruar në 24 orë      1,107

Të shtruar në spitale      80

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                2,639 

Testime totale            679,396

Raste pozitive             132,032

Raste të shëruara        125,419

Raste Aktive                  4,178

Humbje jete                  2,435

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         3276

Shkodër       175

Korçë            160

Gjirokastër   96

Fier               90

Lezhë           88

Vlorë             87

Elbasan        67

Berat             53

Durrës          40

Kukës           23

Dibër           23

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img