Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Shifrat e Covid në rritje, Italia shtrëngon masat kufizuese: Ja cilat qytete janë në ZONËN E KUQE; nuk mund të dalësh jashtë tyre

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7919e3e75c4d2bb226f501c89a5f621e

Italia ka vendosur masa të reja kufizuese në 5 nga 20 rajonet e vendit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Autoritet italiane, morën këtë vendim, pasi shkencëtarët paralajmëruan variantet e reja të Covid-19 që po përhapen në Itali.

Shteti fqinj ka krijuar një sistem të masave përmes kategorizimeve me ngjyra (e bardhë, e verdhë, e portokalli dhe e kuqe) dhe masat vendosen në përputhje me nivelin e infektimit.

Dy rajonet Basilicata dhe Molise janë futur në zonën e kuqe, duke mbyllur kafenetë dhe restorantet, si dhe do te ketë kufizim të lëvizjes dhe do të lejohet që të punojnë vetëm dyqanet me gjëra thelbësore që iu nevojiten njerëzve.

Ndërsa, në Lombardi dhe Piedmont dhe Marche po ashtu janë ashpërsuar masat, duke u kategorizuar në zonën portokalli. Në këto dy rajone, qytetarët nuk do të lejohen që të largohen nga qytetet e tyre, përveç në raste emergjente, për punë apo për arsye shëndetësore.

Më shumë

spot_img
spot_img