Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Shifrat e COVID në Kosovë, rritet numri i infektimeve, fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë

Lajme të ngjashëm

Lajme të mira vijnë nga Kosova, pasi në 24 orët e fundit nuk ka asnjë viktimë nga koronavirusi.

Ministria e Shëdnetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 771 raste të reja, një shifër më e lartë e krahasuar me ditën e djeshme.

Ky është raporti i plotë i IKSHPK-së:

16 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës.

Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 32.414 doza përforëcuese dhe 2.165 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 6.553 testime, 771 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651.

Në total numri i rasteve aktive është 4.489


Më shumë