Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Shifrat e COVID: 7 viktima dhe 19 pacientë në gjendje të rëndë. Rritet numri i infektimeve (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtatë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë ditës së fundit, janë regjistruar edhe 872 raste të reja infektimesh, nga 5175 teste të kryera.

19 pacientë ndodhen në gjendje më kritike për jetën.

SHIFRAT E PLOTA:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5175 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 872 qytetarë, në këto bashki:

272 raste në Tiranë, nga 70 raste në Shkodër, Fier, 60 në Vlorë, 43 në Durrës, 34 në Sarandë, 33 në Elbasan, 17 në Pogradec, nga 15 raste në Kukës, Lushnje, 14 në Lezhë, nga 13 raste në Vau i Dejës, Vorë, Mallakastër, nga 12 raste në Kurbin, Korçë, 11 në Kuçovë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, nga 9 raste në Dimal, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, 8 në Gramsh, 7 në Dibër, nga 6 raste në Pukë, Tepelenë, Devoll, nga 5 raste në Shijak, Has, nga 4 raste në Kamëz, Divjakë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Këlcyrë, Cerrik, Peqin, nga 3 raste në Skrapar, Përmet, Bulqizë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Mat, Kolonjë, Poliçan, nga 1 rast në Librazhd, Memaliaj, Dropull, Klos, Rrogozhinë.

Janë 12,745 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, 1 qytetar 64 vjeç nga Durrësi, 1 qyterar 64 vjeç nga Berati.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 820 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,937 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        872

Të shëruar në 24 orë      820

Të shtruar në spitale       224

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 5175

Testime totale              1,160,896

Raste pozitive               164,276

Raste të shëruara           148,937

Raste Aktive                   12,745

Humbje jete                     2,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5422

Shkodër          1277

Durrës             1229

Fier                  1195

Vlorë               744

Lezhë              590

Elbasan           667

Berat               495

Korçë              327

Kukës              313

Gjirokastër      263

Dibër                223

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img