Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Shifrat e Covid-19 nuk njohin ulje, ja raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit në Kosovë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat mbi situatën pandemike për 24 orët e fundit.

Janë konfirmuar pozitivë 271 qytetarë, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19.

Në këto 24 orë janë shëruar 15 pacientë të prekur me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105.719 që prej fillimit të epidemisë.

Njoftimi i plotë I IKSHKP:

06 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.188 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478.084 doza të vaksinës.

-Deri më sot 165.190 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Nga 4.666 testime, 271 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

-Sot janë shëruar 15 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.719.

-Në total numri i rasteve aktive është 1.321.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img