Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
0.5kmh
75 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

SHIFRAT/ 5 raste të tjera me koronavirus, mes tyre 3 italianë, shkon në 64 numri i të infektuarve në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bb4222f82ef75f9f81cbeaf1295c0064

Ka shkuar në 64 numri i të infektuarve nga koronavirus në Shqipëri.

5 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit.

Mes të infektuarëve janë edhe 3 shtetas italianë që ndodhen në Shqipëri.

Dy personat e tjerë janë një 80 vjeçar dhe një 42 vjeçar nga Kavaja.

Tirana ka numrin më të lartë të personave të infektuar, me 45 raste, ndërsa është konfirmuar se janë marrë kite të tjera për të bërë sa më shumë teste të COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar:

Jane 5 raste të reja me COVID-19:

– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri

– Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja

 Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

  • Tiranë 45 qytetarë
  • Durrës 5 qytetarë
  • Lushnje 2 qytetarë
  • Elbasan 2 qytetarë
  • Fier 6 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 2 qytetar

Jane shënuar deri tani dy raste humbje jete

Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar.

3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element I rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.

Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19.

Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!

Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!

Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.

 

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/4y7jn-_9OkU” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen ]
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img