Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

SHIFRAT/ 4 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri, mes tyre një grua shtatzënë

spot_img

Lajme të ngjashëm

deb1e9a9bd855d68f751cceeab8d743a

Situata e pandemisë vazhdon të jetë neutral në vendin tonë. 

Mësohet se në 24 orët e fundit  janë konfirmuar vetëm katër raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Bëhet fjalë për dy persona nga Berati dhe dy nga Tirana, ku mes tyre është edhe një grua shtatzënë.

Ndërkohë në total numri i të infektaurve në vend ka shkuar në 880.

Njoftimi i Ministrisë:

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.

Në 24 orët të fundit janë testuar 246 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Vijon pozitiviteti i ulët nën 2%, në raport me testimet ditore.

Në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 në Berat dhe 2 në Tiranë, mes të cilave një grua shtatzanë. Ndërsa të shëruar janë 6 qytetarë.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 880 qytetarë, 78 % e të cilëve janë shëruar.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 161 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 21 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11578 testime, nga të cilat, 11,048 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Pavarësisht situatës së përmirësuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (13 Maj 2020)

Testime të kryera                    11578

Raste pozitive                         876

Raste të shëruara                   682

Raste Aktive                           163

Humbje jete                            31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           70

Krujë            49

Shkodër        16

Kamëz          12

Fier                 5

Berat              3

Elbasan           2  

Kurbin            1

Mirditë           1

Durrës            1

Korçë             1

Më shumë

spot_img