Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

SHIFRA TRAGJIKE/ COVID-19 u merr jetën 8 qytetarëve, mes tyre një 33 vjeçar nga Tirana dhe një 49 vjeçare nga Fieri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shifra tragjike janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, pasi COVID-19 u ka marrë jetën 8 qytetarëve, mes tyre edhe një 33 vjeçar nga Fieri dhe një 49 vjeçare nga Tirana.

Ndërkohë janë shënuar 768 raste të reja, ndërsa në spitale po marrin trajtimin mjekësor 217 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5005 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 768 qytetarë, në këto bashki:

267 raste në Tiranë, 76 në Fier, 49 në Shkodër, 41 në Durrës, 34 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Berat, 19 në Mallakastër, 18 në Krujë, nga 17 raste në Kamëz, Korçë, 16 në Kukës, 15 në Kuçovë, 14 në Gjirokastër, nga 13 raste në Lezhë, Kurbin, Sarandë, 10 në Dimal, 8 në Pogradec, 7 në Dibër, 6 në Kavajë, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Vorë, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 4 raste në Cerrik, Libohovë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Pukë, Devoll, nga 2 raste në Gramsh, Kolonjë, Memaliaj, Himarë, Has, Mirditë, nga 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mat, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, Librazhd.

Janë 12,257 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 217 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 8 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 33-77 vjeç, 1 qytetare 49 vjeçe nga Fieri, 1 qytetare 62 vjeçe nga Shkodra, 1 qytetar 70 vjeç nga Lushnja, 1 qytetar 85 vjeç nga Vlora.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 986 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,998 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        768

Të shëruar në 24 orë      986

Të shtruar në spitale       217

Humbje jete në 24 orë     8

Testime ditore                 5005

Testime totale              1,171,445

Raste pozitive               165,864

Raste të shëruara           150,998

Raste Aktive                   12,257

Humbje jete                     2,609

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5454

Shkodër          1138

Durrës             1105

Fier                  1132

Vlorë               689

Elbasan           623

Lezhë              542

Berat               487

Kukës              304

Korçë              296

Gjirokastër      255

Dibër                232

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img