Hapësire reklamuese

Bota

Shifra të ulëta të viktimave dhe të infektuarve, situata e COVID-19 në Spanjë drejt normalitetit

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_329669" align="alignnone" width=""]Foto ilustruese[/caption]

Prej disa ditësh Spanja ka shënuar shifra të ulëta të viktimave dhe të infektuarve, ndaj edhe situata duket se po shkon drejt normalitetit.

Në 24 orët e fundit në Spanjë janë konfirmuar 176 viktima, duke e çuar në 26.920 numrin e personave që kanë humbur jetën nga COVId-19.

Ndërkohë numri i të prekurve ka shkuar në 228.030, pasi në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 426 raste të reja.

Madridi mbetet rajoni më i prekur nga koronavirusi, pasi 8720 persona kanë humbur jetën, ndërsa 64.972 janë të infektuarit.

Edhe në Katalonjë situata ka qenë e vështirë për t'u përballuar, pasi 5621 kanë qenë viktimat nga COVID-19, ndërkohë që ka patur edhe 55.144 të infektuar.

Sondazh

Poll